ShowBiz

Krist Lamaj: I ofrova Selinës pjesë në klip, por ishte e angazhuar

Krist Lamaj ka folur për rrugëtimin e tij në muzikë dhe për mundësitë që i ka sjellë pjesëmarrja në “Big Brother VIP”. Në një intervistë, artisti u ndal edhe te raporti me Selinën, duke zbuluar se kishte menduar ta përfshinte në një prej klipeve të tij muzikore.

Ai tha se i kishte bërë një ftesë për të marrë pjesë në projekt, por Selina nuk ka mundur të angazhohej për shkak të planeve të tjera.

“I ofrova Selinës të merrte pjesë në klip, por ishte e angazhuar”, është shprehur Kristi.

Ndër të tjera, ai theksoi se ka zgjedhur të jetë i vërtetë dhe të mos ndryshojë karakterin e tij për të krijuar përshtypje apo për të fituar vëmendje. Sipas tij, kjo qasje i ka hapur shumë dyer pas përvojës në formatin e njohur televiziv.

“Unë jam i vërtetë. Kam zgjedhur të mos ndryshoj. ‘Big Brother’ më ofroi shumë mundësi”, tha ai.

Krist Lamaj u bë një nga emrat më të komentuar pas paraqitjes së tij në “Big Brother VIP”, ndërsa duket se tashmë po e shfrytëzon vëmendjen e fituar për të vijuar projektet në muzikë dhe në botën e spektaklit.

Burimi;https://www.youtube.com/watch?v=QVmed6TBtRQ

Foto:https://www.instagram.com/kristilamajofficial/?hl=en