Armir Shahini, i njohur si Miri i “West Side Family”, ka folur për marrëdhëniet me ish-banorët e “Big Brother VIP Albania 5”, pas përfundimit të spektaklit.
Në një intervistë për “Pushime on Top”, këngëtari deklaroi prerë se ai dhe Mateo nuk do të jenë kurrë shokë, duke treguar se përplasjet e krijuara brenda shtëpisë nuk janë lënë plotësisht pas.
Miri u pyet edhe për Selin, fituesen e edicionit të pestë, me të cilën pati një raport mjaft të komentuar gjatë qëndrimit në BBV. Megjithatë, ai zgjodhi ta shmangte temën, duke reaguar me pyetjen: “Kush është kjo?”.
Përgjigjja ironike e finalistit la të kuptohej se marrëdhënia mes tyre vazhdon të jetë e ftohtë edhe jashtë formatit. Miri foli gjithashtu për jetën pas BBV-së dhe vëmendjen që ka marrë pas eksperiencës në reality show.