Ndarja e përfolur mes DJ PM dhe Sarës ka qenë temë diskutimi në emisionin “Gjesi në Kosovë”, ku gazetarët kanë ndarë mendimet e tyre mbi raportet se dyshja mund t’i ketë dhënë fund romancës.
Sipas diskutimit në studio, ka zëra se e gjithë situata mund të jetë krijuar për të tërhequr vëmendjen e publikut. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë deklaratë apo burim të konfirmuar nga DJ PM ose Sara për një ndarje të mundshme.
Dyshimet janë shtuar pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Ndërkohë, në rrjetet sociale është përfolur edhe se DJ PM është parë në shoqërinë e një vajze tjetër.
Mbetet për t’u parë nëse çifti do të reagojë publikisht për të sqaruar statusin e marrëdhënies së tyre.