Së fundmi reperi i njohur Chris Brown ka kërkua për një rigjykim një çështje gjyqësore nme ish- punonjësen e tinj
Ai ka duke argumentuar se vendimi për t’i dhënë asaj rreth 13 milionë dollarë dëmshpërblim u ndikua nga fakti që gjykatësi lejoi jurinë të dëgjonte edhe për sulmin e tij ndaj Rihanna-s bën të ditur TMZ.
Këngëtari ka paraqitur dokumente në gjykatë, përmes të cilave kërkon zhvillimin e një gjyqi të ri në çështjen e ish-punonjëses së tij, Maria Avila, e cila përfundoi me një vendim në favor të saj dhe një dëmshpërblim të konsiderueshëm.
Avila, e cila dikur punonte për Brown, iu drejtua drejtësisë duke pretenduar se kishte pësuar lëndime të rënda pas një sulmi të dhunshëm nga një qen në shtëpinë e Chris Brown në Los Angeles. Brown, nga ana e tij, ka mohuar se mban përgjegjësi ligjore për dëmtimet e saj.
Gjykata i ka kërkuar rë ndalojë çdo referencë ndaj dënimit.
Para nisjes së gjyqit, reperi kishte kërkuar nga gjykata që të ndalonte çdo referencë ndaj dënimit të tij në vitin 2009 për një vepër penale të dhunës në familje, lidhur me sulmin ndaj Rihanna-s, me të cilën ishte në një lidhje në atë kohë.
Gjykatësi, megjithatë, vendosi të lejojë që kjo çështje të përmendej gjatë gjyqit, pavarësisht argumentit të Brown se ajo nuk kishte asnjë lidhje me çështjen në fjalë dhe se mund të ndikonte në mënyrë të padrejtë te anëtarët e jurisë.
Chris Brown argumentoi se dënimi lidhej me një incident të ndodhur 17 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 20 vjeç, dhe këmbënguli se përmendja e arrestimit të tij ndikoi negativisht në gjykimin e jurisë.
Gjykatësi ende nuk ka marrë një vendim lidhur me kërkesën e Chris Brown për një rigjykim.