ShowBiz

Fjolla Ibrahimi rrëfen për familjen, muzikën dhe pritjen e ëmbël: “Nuk më bën përshtypje luksi”

Fjolla Ibrahimi ka folur hapur për jetën e saj personale, familjen, karrierën dhe periudhën e pritjes së ëmbël, duke theksuar se familja ka pasur rolin më të rëndësishëm në formimin e saj.

E ftuar në një intervistë, ajo u shpreh se është rritur me vlera të forta familjare, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në krijimin e personalitetit të saj.

“Familja ka qenë baza e krijimit të personalitetit tim. Fëmijëria ime ka qenë shumë e lumtur. Kam shprehur çdo gjë që kam pasur brenda”, tha ajo.

Artistja theksoi se luksi nuk është ajo që kërkon në jetë, pasi për të rëndësi më të madhe ka dashuria dhe afërsia me njerëzit e saj.

“Nuk më bën përshtypje luksi, por dua familjen”, u shpreh Fjolla Ibrahimi.

Ajo ndau gjithashtu disa fjalë për rrugëtimin e saj profesional, duke treguar se muzika mbetet pasioni i saj më i madh. Pavarësisht momenteve të reja që po përjeton në jetën personale, Ibrahimi bëri të ditur se dëshira për t’iu përkushtuar artit do të vazhdojë të jetë pjesë e pandarë e saj.