Këngëtarja e njihur me famë botërore mësohet nga mediat e huaja se është padutur nga investitorët të cilët pretendojnë pretendojnë se ylli i serialit “Only Murders in the Building” ka kryer mashtrim, pasi nuk ka përmbushur detyrimet e saj për zhvillimin dhe promovimin e startup-it të saj të shëndetit mendor bën të ditur Reuters.
Sipas padisë së depozituar në gjykatën federale në Delaware, paditësit kishin investuar rreth 1.2 milionë dollarë në Wondermind Global, kompani e themeluar në vitin 2021 me synimin për t’i ndihmuar përdoruesit të përmirësonin “mirëqenien mendore”.
Sipas tyre, Gomez dhe drejtues të tjerë të kompanisë nuk i përmbushën premtimet, përfshirë edhe krijimin e një aplikacioni për telefonat celularë.
“Nuk kishte asnjë sipërmarrje të mirëfilltë në zhvillim, aq më pak një sipërmarrje fitimprurëse”, pretendojnë paditësit. Ata shtojnë se kompania nuk ishte në gjendje të përmbushte as detyrimet e saj më themelore, siç ishte pagesa në kohë e punonjësve dhe furnitorëve.
Një përfaqësues i Selena Gomez nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.
Në padi argumentohet se investitorët nuk ishin në dijeni të problemeve të kompanisë deri në shtator të vitit 2025, kur një artikull i publikuar në internet raportoi në detaje për vështirësitë me të cilat po përballej Wondermind.
Paditësit kërkojnë t’u kthehen shumat e investuara, si dhe të mbulohen shpenzimet ligjore.