ShowBiz

Kostana Morava për Zhaklin Lekatarin: “Nuk kemi qenë kurrë shoqe”

Kostana Morava ka folur ekskluzivisht për revistën Bordo mbi raportin e saj me Zhaklin Lekatarin dhe përplasjet që u vunë re mes tyre gjatë spektaklit “Ferma VIP 3”.

Gazetarja ka hedhur poshtë pretendimet se ajo dhe Zhaku kishin hyrë në reality show si mikesha të ngushta, duke deklaruar se nuk ishte informuar se do të bëhej pjesë e programit së bashku me të.

“Unë nuk e dija fare që do hyj me Zhakun. Unë e dija që do të hyja vetëm”, është shprehur Morava.

Sipas saj, pas përfundimit të pjesëmarrjes në program, ajo pa një klip promovues ku hyrja e tyre paraqitej sikur kishin një miqësi të ngushtë.

“Kur kam dalë, kam parë që kishin bërë një klip për hyrjen tonë sikur ne ishim shoqe të ngushta”, tha ajo.

Kostana Morava sqaroi se raporti i saj me Zhaklin Lekatarin kishte qenë vetëm një bashkëpunim i shkurtër, vite më parë.

“Unë me Zhakun nuk jam shoqe. Nuk kam qenë ndonjëherë shoqe”, deklaroi ajo.

Morava tha se pikërisht krijimi i këtij perceptimi solli edhe përplasjet mes tyre brenda fermës, ndërsa shtoi se nuk dëshiron të bëjë insinuata nëse Zhaku ishte në dijeni për hyrjen e përbashkët.

“Unë kisha hyrë për veten time”, u shpreh Kostana, duke theksuar se nuk kishte hyrë në lojë “si ushtar i askujt”.