ShowBiz

Dua Lipa feston në Portofino me shoqet para martesës së mikeshës së saj

Dua Lipa ka zgjedhur Portofinon në Itali për një arratisje të veçantë me shoqet e saj, me rastin e festimeve para martesës së mikeshës së ngushtë, Ella.

Këngëtarja 30-vjeçare ka ndarë në Instagram disa momente nga udhëtimi, ku nuk kanë munguar pamjet relaksuese pranë detit dhe atmosfera festive mes vajzash.

Në një prej fotove, Dua shfaqet me bikini trekëndëshe teksa shijon diellin, ndërsa në një tjetër pozon pranë nuses së ardhshme, e cila mban veshur një fustan të bardhë sateni.

“Udhëtim i madh sepse Ella do të martohet”, ka shkruar artistja në përshkrimin e postimit.

Festimet kanë vijuar edhe në mbrëmje, ku Dua dhe shoqet e saj janë shfaqur të veshura me pizhame rozë e të bardha të njëjta, duke realizuar selfie dhe duke shijuar kohën së bashku.

Udhëtimi në Itali vjen pak kohë pasi Dua Lipa kurorëzoi lidhjen e saj me aktorin Callum Turner. Çifti organizoi ceremoninë në Londër, ndërsa festimet vijuan më pas në Siçili me një event disa ditor.