ShowBiz

Laura Ferati rrëfen historinë prekëse të të birit: Lindi para kohe dhe iu nënshtrua operacionit

Mbrëmja e sotme e emisionit “E ardhmja është vajzë” solli në studio dy figura të reja të politikës, Lediana Fratarin dhe Laura Feratin, të cilat kandidojnë për Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike në Vlorë dhe Tiranë.

Përveç prezantimit të tyre si kandidate që synojnë të sjellin një frymë të re në politikë, ato ndanë me publikun edhe histori frymëzuese nga jeta personale.

Laura Ferati rrëfeu historinë prekëse të ardhjes në jetë të të birit, i cili lindi para kohe në Gjermani. Vetëm pak ditë pas lindjes, foshnja, që peshonte më pak se 800 gramë, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Gjatë bisedës me moderatoren Orinda Huta, Ferati tregoi se si përballja me këtë sprovë e bëri të zbulonte forcën që një nënë arrin të gjejë në çastet më të vështira.

“Është e çuditshme se si një nënë bëhet e fortë për të përballuar edhe ndërhyrjen kirurgjikale të të birit, vetëm pak ditë pasi ai erdhi në jetë, edhe pse nuk peshonte as 800 gramë”, u shpreh Laura Ferati.