Neda Balluku ka ndarë me ndjekësit në Instagram një rrëfim të ndjerë për jetën e saj familjare dhe perceptimin që, sipas saj, ishte krijuar ndër vite në publik.
Ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania 4” pranoi se për një kohë të gjatë kishte lënë të kuptohej se marrëdhënia dhe familja e saj ishin ndryshe nga realiteti që përjetonte.
Në postimin e saj, Balluku kërkon ndjesë dhe shpjegon se imazhi që transmetonte nuk ishte një përpjekje e qëllimshme për të mashtruar, por një dëshirë e fortë për të besuar te familja që kishte ëndërruar.
Ajo shkruan se për dhjetë vite i ishte përkushtuar plotësisht krijimit të familjes së saj, ndërsa më pas kuptoi se ajo që shfaqte publikisht ishte më shumë një iluzion dhe një shpresë personale sesa e vërteta e jetës së saj.
“Komunikimi me njerëzit duhet të jetë i sinqertë, i pastër, i vërtetë”, shprehet Neda, duke theksuar se kjo është veçanërisht e rëndësishme për dikë që dëshiron t’i përkushtohet komunikimit publik.
Burimi;https://www.instagram.com/nedaballuku/?hl=en
Foto;https://www.instagram.com/nedaballuku/?hl=en