ShowBiz

Tom Holland pritet të fitojë mbi 100 milionë dollarë nga “Spider-Man: Brand New Day”

Tom Holland raportohet se mund të përfitojë mbi 100 milionë dollarë nga roli i tij në filmin “Spider-Man: Brand New Day”.

Sipas burimeve të cituara nga The Wrap, aktori 30-vjeçar ka siguruar një pagesë bazë prej të paktën 20 milionë dollarësh nga Sony Pictures dhe Marvel Studios për rikthimin në rolin e Peter Parker.

Kjo shumë besohet të jetë rreth 10 milionë dollarë më e lartë se pagesa që Holland mori për “Spider-Man: No Way Home”, të publikuar në vitin 2021.

Megjithatë, pjesa më e madhe e të ardhurave të tij pritet të vijë nga bonuset e lidhura me suksesin në kinema dhe arkëtimet e filmit. Sipas raportimeve, marrëveshja e aktorit përfshin përqindje nga fitimet, pa një kufi maksimal për shumën përfundimtare.

“Ai do të fitojë të paktën 100 milionë dollarë”, ka deklaruar një burim për median amerikane.

“Spider-Man: Brand New Day”, me regji të Destin Daniel Cretton, vazhdon suksesin në kinema, duke kaluar shifrën e 2 miliardë dollarëve në arkëtimet globale. Sipas Deadline, filmi është bërë një nga prodhimet më të shpejta që ka arritur këtë rezultat dhe i është bashkuar një grupi të kufizuar filmash që kanë kaluar këtë prag në historinë e box office-it.