Dukesha e Sussex-it, Meghan, ka marrë një vendim të papritur, ajo mund ti rikthehet aktrimit. Së fundmi u përfol që ajo tashmë ka vendosur se do të rikthehet në Britaninë e Madhe.
BBC raporton se Meghan mund të ketë marrë një ofertë për të qenë pjesë e një projekti të ri televiziv ose kinematografik, megjithëse deri tani nuk është konfirmuar as roli dhe as produksioni.
Raportimet sugjerojnë se një nga arsyet e zhvendosjes së Princ Harry-t dhe Meghan-it drejt Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë pikërisht kjo mundësi profesionale. Çifti pritet të rikthehet në Britani para fundit të gushtit, ndërsa fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të nisin shkollën në shtator.
Meghan u bë e njohur ndërkombëtarisht përmes serialit amerikan “Suits”, ku interpretoi personazhin Rachel Zane për shtatë sezone. Ajo u largua nga aktrimi pas martesës me Princ Harry-n në vitin 2018, duke e cilësuar atë periudhë si një kapitull të ri në jetën e saj.
Pas gati një dekade, Meghan është rikthyer tashmë para kamerave, me një shfaqje të shkurtër në komedinë “Close Personal Friends”, ku interpretojnë edhe Lily Collins dhe Brie Larson.
Ndërkohë, rikthimi në Britani pritet t’i shërbejë edhe zgjerimit të markës së saj amerikane të stilit të jetesës dhe gatimit, As Ever.
Zhvendosja vjen pas takimit të korrikut me Mbretin Charles III në Highgrove. Megjithatë, nuk ka plane që Harry dhe Meghan të rikthehen si anëtarë aktivë të familjes mbretërore.
Burimi;https://www.instagram.com/meghan
Foto, https://www.instagram.com/meghan