Atilla është një nga emrat më të komentuar të banorëve që ishin në BBVK. Historia e tij me Drenushën dhe mënyra se si e kanë përjetuar fëmijët këtë situatë të vështirë është një nga temat më delikate të trajtuara në ekran.
Kujtojmë se Atilla deklaroi se është në një lidhje të konsoliduar por duket se gjërat më nuk jnaë njëlloj mes tyre.
Ky vit nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Atilla Kardesh.
Burimet e Prive bëjnë me dije se ai dhe e dashura e tij, Xheneta jane duke u ballafaquar me një krizë në marrëdhënien e tyre.
A ka ndikuar Drenusha dhe fëmijët dhe e gjithë kjo zhurmë mediatikë në krisjen e raportit të tyre ende nuk është e qartë.
Megjithatë nga ana e tyre nuk ka asnjë reagim publik mbi lajmet që po qarkullojnë dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të zbuluar më shumë.
Linku:prive
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/atillakardesh/