Livia në një bisedë me Rozanën ka folur për raportin me të atin i cili duket se ka qenë i shoqëruar me mungesa të mëdha.
Ajo u shpreh se nga mosha 1 vjeçare ai nuk ka qenë prezent në jetën e saj.
E ëma e Livias nuk ka qenë pengesë për ta takuar asnjëherë.
Në moshën 6 vjeçare Livia zbuloi se e ka takuar por nuk donte të qëndronte me të pasi nuk e njihte dhe vetëm qante.
Në një bisedë prekëse me Rozanën ajo tha se dëshiron ta takojë dhe t’i japer një mundësi këtij raporti.
E ëma e Livias shpesh i ka thënë se i ati e ka vuajtur një gjë të tillë.
”Vetëm shpirti i tij e din se çfarë do të thotë të mos shohësh fëmijën tënd”.
Nuk e di… Deri kur të bëhem vet prind ndoshta s’do e di kurrë! Kam kureshtje ta takoj. Unë jam mikëpritëse. Unë nuk kam inat, nuk kam hatërmbetje, nuk kam asgjë. Kam vetëm kureshtje ta njoh.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/liviabrunga/