Dita e premte në territorin Shqiptar do të sjelli rënie të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimumet të regjistrohen në – 1 gradë celcius në qytetin e Pukës, Peshkopisë apo dhe Ersikës.
Ndërsa në ultësirën perëndimore në orët e para të mëngjesit tempraturat e ajrit do të luhaten nga 2 deri në vlerën 8 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket mesditës do të kemi temperature të cilat do të jenë në vlerën 16 gradë celcius në vijën bregetare, deri në 15 gradë celcius presim maksimumet në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në zonat malore maksimumet në orët e mesditës do të jenë jo më shumë se vlera 10 gradë celcius. Përsa i përket kushteve atmosferike do të vijojmë të jemi në mbizotërimin e vransirave të shpeshta të cilat herë pas here pësojnë zhvillime të përkohshme duke bërë që të kemi prezente rreshjet e pakta të shiut në zonat malore kryesisht në verilindje dhe në juglindje të territorit Shqiptar herë pas here do të kemi dhe rishfaqje të rreshjeve të pakta të dëborës.
Përsa i përket parametrit të erës do të jetë me një shpejtësi jo më shumë se 35 kilometra për orë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=YXFdUgb4m3g
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/serene-cloud-covered-mountain-lake-view-30382792/