
Pritet një tërheqje graduale e “e të ftohtit siberian” duke sjellë në territorin shqiptar ngrohje të motit. Për pasojë orët e paradites, do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.
Sipas Meteoalb, parashikohet që orët e pasdites, t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale, e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com