
Gjatë mbrëmjes së sotme, lideri i shtëpisë, Gjesti, mori një “shpërblim” nga Vëllai i Madh: “valixhen e tundimeve”. Ky shpërblim i ofronte mundësinë të zgjidhte nëse do ta pranonte dhe nëse do ta hapte atë, diçka që Gjesti e pranoi.
Në brendësi të valixhes ndodhen shtatë zarfe, të cilat përmbajnë shpërblime dhe dënime. Zarfet duhet të hapen brenda 24 orëve, përndryshe bëhen të pavlefshme. Gjesti vendosi të hapte zarfin e parë pas një kohe reflektimi, në të cilin doli një dënim: ai nuk do të mund të flinte më me Eglin për dy javë dhe duhet të zgjidhte një banor tjetër, i cili nuk mund të refuzonte këtë vendim.
Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani.
Gjesti zgjodhi që për dy javë të ndante shtratin me Rizartën. Me siguri ky vendim do të sjellë dinamika të forta në raportin e tij me Eglin.
Linku:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DF8ivujtxfo/