Home Lifestyle Parashikimi i motit, 11 prill 2025
Parashikimi i motit, 11 prill 2025
0

Parashikimi i motit, 11 prill 2025

0
0

Ditën e sotme në vendin tonë, moti vijon të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.

Kjo do të bëjë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta, të jenë dominante gjatë gjithë paradites.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

 Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos: pexele.com

tags: