
Dita e enjte në territorin shqiptar nis në mbizotërimin e intervaleve të shkurtra me kthjellime dhe kalime të shpeshta të vransirave. Parashikohet që vransirat të pësojnë zhvillim në pjesën e dytë të ditës duke bërë që të kemi prezente rreshje të pakta të shiut në të gjithë territorin shqiptar, më të dukshme do të jenë në pjesën lindore duke bërë që herë pas here gjatë orëve të pasdites të kemi prezente edhe rrebeshet e shiut. Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar në qytetet e zonave malore deri në 4 gradë celcius. Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit nga 7 dhe shumë pranë vlerave 13 gradë celcius, gjatë orëve të mesdites kemi maksimume të cilat regjistrohen në vlerën 24 gradë celcius në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore temperaturat e ajrit në orët e mesdites do të luhaten në vlerën 16 apo 17 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=Qan7FUNYPgI
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/crop-field-under-rainbow-and-cloudy-skies-at-dayime-1542495/