
Territori shqiptar do të mbetet nën mbizotërimin e motit të kthjellët në të gjithë 24 orëshin, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zona të ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore.
Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie nëvlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 5°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C, vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës, me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë, brigjet detare do të jenë me dallgëzim të ulët.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com