
Vijon qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës, duke sjellë në të gjithë territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites. Ndërsa orët e pasdites në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë zonën malore të Shqipërisë, më të theksuara në skajin Verior dhe Verilindor të vendit. Megjithatë, nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes, edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës deri në 6°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe Qëndrore duke arritur një maksimum prej 30°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com