
Airyn De Niro, vajza 29-vjeçare e aktorit të njohur Robert De Niro, ka dalë publikisht si transgjinore, duke treguar për herë të parë historinë e saj personale në një intervistë për revistën Them.
“Një pjesë e rëndësishme e këtij procesi ka qenë ndikimi që gratë e zeza kanë pasur tek unë,” tha ajo. “Të pranosh identitetin tim të ri dhe në të njëjtën kohë të jem më krenare për racën time më bën të ndjehem më afër tyre.”
Airyn, e cila është vajza e De Niros me aktoren Toukie Smith, nisi terapinë hormonale në nëntor të vitit 2024, duke u përshkruar si një “lulëzim i vonuar”. Ajo tha se e frymëzuan rrëfimet e grave të tjera transgjinore, të cilat ndanë eksperiencat dhe sukseset e tyre, duke i dhënë asaj besimin se “nuk është vonë për të nisur”.
E pyetur për reagimin e familjes, Airyn zbuloi se ata e kishin pranuar kur doli si homoseksual në shkollë të mesme, por vazhdon të ketë frikë se do ta shohin ende si personin që ishte para tranzicionit.
Në intervistë, ajo foli hapur për sfidat me imazhin trupor, duke thënë se është ndier gjithmonë ndryshe në një familje me trup të hollë. “Gjithmonë më është thënë se isha shumë ose pak nga diçka – shumë e madhe, jo mjaftueshëm e dobët. Jo mjaftueshëm e zezë, jo mjaftueshëm e bardhë. Shumë femërore, jo mjaftueshëm mashkullore,” rrëfeu ajo.
Airyn nënvizoi dallimin mes të qenit e dukshme dhe të qenit e parë: “Kam qenë e dukshme. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë e parë vërtet.”
E frymëzuar nga nëna e saj, Toukie Smith, Airyn po ndjek një karrierë si aktore dhe modele dhe shpreson të bëhet një figurë frymëzuese për të tjerët si ajo — gra transgjinore, me ngjyrë, dhe me përmasa trupore jashtë standardeve tradicionale të bukurisë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/robertdenirodaily/