
Rozana Radi në daljen e fundit u shpreh se dhe mund të jetë keqkuptuar si natyrë në shtëpinë vip. E pyetur nga Jonida nëse ka lexuar për mënyrën si është perceptuar në publik.
Rozana është shprehur se në aparencë gjykohet si njeri i ashpër.
‘Unë kam natyrën pak, ma thonë edhe shoqet që kur futem në një lokal njerëzit thonë ‘sa e egër kjo’, dhe në momentin që ulen me mua në tavolinë ndryshojnë atë perceptimin që kanë pasur për mua. Kështu ka qenë edhe babai im. Ka pasur një portret shumë të egër, por ndërkohë natyrën e ka pasur shumë të çiltër. Mendoj që në fillim nuk jam kuptuar dhe më mirë le të them që ne shqiptarët duam që t’i biem pak rrotull dhe mos t’i themi gjërat në sy, edhe kur meritojmë të marrim një gjë të vërtetë e zbukurojmë atë të vërtetën sepse na duket sikur na dhemb më pak.
Ndoshta nuk jam kuptuar për vetë faktin që nuk i pëlqen e vërteta edhe ndonjëherë duan ta mbulojnë me rërë atë të vërtetën. Unë jam një njeri që i them gjërat ashtu siç i mendoj, ashtu siç janë. Jam e drejtëpërdrejtë dhe mendoj që njerëzit që i duan gjërat e vërteta, që i duan njerëzit e pastër si uji, mendoj që më kanë kuptuar. Ato që nuk më kanë kuptuar them ta shohin edhe njëherë Big-un. Sipas saj, përse ajo në disa raste është cilësuar si antagoniste e këtij edicioni? Ato që më thonin antagoniste nuk e dinin as kuptimin e fjalës, kështu që unë nuk i ktheja dot përgjigje.’
Linku:https://www.youtube.com/watch?v=1R_pI0hcPPM
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/DJAGhTOtC2A/?img_index=1