Home ShowBiz Çfarë e ndihmon Tom Cruise që të relaksohet?
Çfarë e ndihmon Tom Cruise që të relaksohet?
0

Çfarë e ndihmon Tom Cruise që të relaksohet?

0
0

Duke marrë parasysh skenat e rrezikshme që realizon vetë, relaksimi është i domosdoshëm për aktorin hollivudian.

Duke ndarë atë që e qetëson, ylli i njohur zbulon se luajtja në piano është ajo që e ndihmon. “Nuk do ta quaja ‘luajtje’ në kuptimin klasik. Më pëlqen të godas tastet… më relakson,” tha ai me humor.

Përveç pianos, 62-vjeçari ka nisur edhe të mësojë kërcim. Për revistën People ai tha: “sepse më intereson si formë arti. Mësuesit e kërcimit dinë si të lëvizin trupin, çfarë forme merr dhe çfarë emocioni mund të ngjallë tek të tjerët.”

Në intervistë, Tom shpjegon se sa e rëndësishme është për të të mësojë aftësi të reja: “Do të mësoj një aftësi të re, dhe e di që eventualisht do ta përdor në një film.”

Duke folur për një nga skenat e guximshme të filmit të ardhshëm Mission: Impossible, aktori kujton: “Më kujtohet që kam parë pamje të vjetra të njerëzve që ecnin mbi krahët e avionëve,” dhe shton: “Ato avionë fluturonin me 60–80 km/h.”


Linku: https://www.geo.tv/latest/602682-which-thing-relaxes-tom-cruise

Burimi i  fotos: https://www.instagram.com/tomcruise/

tags: