
Pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane, duke sjellë freskim të lehtë të motit në të gjithë territorin shqiptar. Ndërsa përsa i përket motit, orët e paraditës do të jenë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zona të ulëta, ndësa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimumet, duke u luhatur nga 6 °C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 30 °C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com