
E marta do të sjell rënie të temperaturave të ajrit që në orët e para të mëngjesit duke bërë që vlerat minimale në qytetet e zonave malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka të regjistrohen në 5 gradë celcius. Ndërsa zonat malore do të kenë maksimume jo më shumë se vlera 18 gradë celcius, përsa i përket ultësirës perëndimore temperaturat e ajrit do të luhaten nga 7 dhe deri në vlerën 12 gradë celcius.
Ndërsa në orët e mesditës maksimumet do të jenë nga 23 dhe jo më shumë se vlera 28 gradë celcius, përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që dita e martë të sjelli vransira të shpeshta përgjatë gjithë 24 orshit ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat jugore dhe në zonat qëndrore.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/results?search_query=arta+bajrami
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/grass-field-under-cloudy-sky-125457/