
Stresi një nga të paktët personazh që raportin me Keisi e ka trajtuar me shumë respekt në çdo dalje të tij.
Edhe këtë herë Stresi në daljen e fundit u shpreh super bukur për ish partneri e tij.
Për mua mbetet një nga femrat më uau, duhen duartrokitje sepse është e rrallë që të gjesh një femër aq të edukuar, aq të zgjuar, aq familjare, aq të përkushtuar. Mua më është përkushtuar 200% për aq sa kemi qenë bashkë dhe prandaj gjithmonë e them që duhet ajo dera hapur, mos të grindemi. Por, siç jua thashë është një nga vajzat më të mira që kam pasur në jetën time. Unë gjithmonë kam ngritur kapelën për atë vajzë.
Realisht nga zemra i uroj më të mirat e jetës, unë e kam treguar gjithmonë respektin. Parimet e mia nuk i thyej kurrë dhe nuk lejoj askënd për asnjë moment për asgjë në botë që të flasë për atë femër. Dihet që është direkt drejtpërdrejt me mua në luftë. E ke të ndarë, fole për familjen dhe për atë femër sepse e kam zgjedhur, e kam mbajtur në gji, kemi zgjedhur njëri-tjetrin për shumë e shumë vite dhe të dalësh sot dhe të flasësh keq për atë, ti je neveri.
Linku:
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/stresi/