Home ShowBiz Cardi B dhe Stefon Diggs konfirmojnë romancën
Cardi B dhe Stefon Diggs konfirmojnë romancën
0

Cardi B dhe Stefon Diggs konfirmojnë romancën

0
0

Romanca mes reperes së njohur Cardi B dhe yllit të NFL, Stefon Diggs, është zyrtarizuar. Dyshja u shfaqën dorë për dore me 12 maj në Madison Square Garden, ku ndoqën nga afër ndeshjen mes New York Knicks dhe Boston Celtics, pjesë e playoff-eve të NBA-së.

Cardi B, 32 vjeçe, u duk mahnitëse me një veshje të zezë prej lëkure, ndërsa Diggs, 31 vjeç, zgjodhi një stil tërësisht xhins, të kombinuar me çizme Timberland. Gjatë ndeshjes, ata u ulën pranë njëri-tjetrit dhe u fotografuan teksa shkëmbenin gjeste të afeksionit, përfshirë një puthje në qafë nga Diggs pas përfundimit të lojës.

Në mesin e të ftuarve të tjerë VIP ishin edhe Mary J. Blige, si dhe çifti Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet, që gjithashtu shfrytëzuan ndeshjen si një mbrëmje romantike.

Cardi ndau momente nga nata e saj në Instagram Story, përfshirë bizhuteritë me diamant dhe thonjtë me ngjyrat e Knicks, por nuk e bëri lidhjen zyrtare në rrjetet sociale.

Ky është romanca e parë publike e reperes që nga ndarja me ish-bashkëshortin Offset, me të cilin ndan tre fëmijë.

Linku:https://www.eonline.com/news/1417475/cardi-b-stefon-diggs-confirm-romance-at-new-york-knicks-game

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DIaZDnfRG1S/?img_index=1

tags: