
Dashi
Edhe pse nuk e keni më Hënën në kundërshtim këtë fundjavë, disa çështje burokratike apo ligjore mund t’ju prishin pak gjumin, duke e bërë këtë fundjavë paksa të ndërlikuar. Ju keni një karakter të zjarrtë dhe kjo nuk ju ndihmon ta jetoni këtë situatë me lehtësi. Këshilla e yjeve është të konsultoheni me një ekspert, duke shmangur situatat e pakëndshme, madje edhe të rrezikshme. Qershori do të jetë për ju kryesisht një muaj negociatash, jo përfundimesh apo marrëveshjesh të qarta.
Demi
Durimi juaj do të vihet në provë nga një sërë situatash të vështira, si dhe nga disa vonesa apo pengesa. Disa mund të përballen edhe me ndonjë shqetësim fizik apo emocione të forta. Shpesh keni tendencën të ndaleni shumë në mendime të trishtuara të së kaluarës dhe kjo nuk bën gjë tjetër veçse rrit mërzinë dhe hidhërimin tuaj. Në përgjithësi nuk jeni hakmarrës, por kur ndodh diçka që nuk ju pëlqen, e ripërtypni gjatë dhe mendoni për pasojat.
Binjakët
Beqarët duhet të fillojnë të shikojnë përreth, sepse po hyni në një periudhë shumë të favorshme, veçanërisht në fushën sentimentale. Hyrja e Venusit në shenjën tuaj më 4 korrik sjell mundësinë për njohje të reja dhe ndoshta edhe për të takuar një person të veçantë që mund të ndryshojë jetën tuaj. Është e vërtetë që vini nga një periudhë e trazuar që kulmoi në prill, por tani gjërat po ndryshojnë me shpejtësi dhe po riktheni ndjesinë e mirë me jetën dhe me njerëzit përreth jush.
Gaforrja
Dinamika planetare e kësaj periudhe ju ndihmon të arsyetoni më kthjellët. Mbështetja e Jupiterit që nis nga java tjetër ju jep një shtysë të mirë dhe ju ndihmon veçanërisht për të çuar përpara projektet tuaja. Në 48 orët në vijim yjet ju këshillojnë të shprehni më shumë ndjenja në dashuri. Intuita do t’ju udhëheqë dhe mund t’ju sugjerojë lëvizje që do të rezultojnë fitimprurëse. Prandaj, ndiqni instinktin tuaj dhe mos u ndikoni nga askush, sidomos nëse keni vendime të rëndësishme për të marrë.
Luani
I gjithë lodhja që keni grumbulluar kohët e fundit tani mund të fillojë të ndihet duke ju shkaktuar kokëçarje jo të vogla. Do të jeni paksa të plogësht dhe jo të gatshëm për të punuar ose për të përballuar situata stresuese. E dini që në këtë moment keni nevojë për pushim dhe nuk pranoni që të tjerët t’ju shqetësojnë. Për këtë arsye mund të ketë ndonjë polemikë të vogël, por gjithçka do të kalojë me fillimin e javës së ardhshme.
Virgjëresha
Kjo fundjavë parashikohet të jetë vërtet pozitive për ju sepse nuk keni më kundërshtimin e Mërkurit që ju ka mbajtur nën presion për disa muaj. Nga data 17 qershor fillon një periudhë rikuperimi e pandalshme që do t’ju ndihmojë të emocionoheni më shumë dhe të jeni më pak kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve. Kjo vlen veçanërisht për ata që kanë kaluar një krizë të madhe. Dashuria mund të rikthehet në plan të parë tani që Venusi është në anën tuaj.
Peshorja
Fundjava që ju pret duhet t’i dedikohet kryesisht dashurisë. Duhet të përpiqeni të gjeni kohë për personin tuaj të zemrës, ndoshta duke refuzuar ndonjë ftesë ose duke mos marrë punën në shtëpi. 2024 nuk ka qenë një vit i shkëlqyer në aspektin profesional, por ky vit ka nisur me shpresë për ju dhe tani po përpiqeni të rikuperoni atë që keni humbur vitin e kaluar.
Akrepi
Më në fund do të keni hapësirë për intuita që mund të rezultojnë shumë të vlefshme. Prania e Hënës në shenjën tuaj është simbol pozitiviteti dhe edukate, dhe do t’ju lejojë të bëni edhe ndonjë takim të këndshëm. Disa planetë që më parë kanë qenë në disonancë, tani ju ndihmojnë të gjeni sërish harmoninë e brendshme, me kusht që të lini pas mosbesimin ndaj të tjerëve që ju ka shoqëruar prej shumë kohësh. Mundohuni të hapeni ndaj lidhjeve dhe njohjeve të reja duke lënë mënjanë skepticizmin.
Shigjetari
Disa skema të paravendosura shpesh e kushtëzojnë jetën tuaj dhe kjo është një gabim që nuk duhet bërë më. Çlirohuni nga këto kufizime dhe përpiquni të jetoni jetën sipas dëshirave dhe prirjeve tuaja. Ndoshta prej shumë kohësh jeni duke bërë të njëjtat gjëra, ndaj edhe ndiheni të lodhur dhe të demotivuar. Do t’ju duhet një “shkundje” e mirë që t’ju bëjë të ndiheni gjallë. Nga data 10 qershor, Jupiteri nuk do të jetë më pengesë për ju.
Bricjapi
Ndihma dhe mbështetja e Hënës do t’ju ndihmojë të keni intuita të suksesshme gjatë kësaj fundjave. Menaxhimi i financave është pika juaj e dobët që shpesh ju bën të kufizoni fushëveprimin, por edhe të jeni të tensionuar dhe nervozë. Disa po mendojnë të rishikojnë një bashkëpunim që nuk po funksionon dhe që së fundmi ka sjellë vetëm keqkuptime dhe stres, pa sjellë përfitime të rëndësishme.
Ujori
Është një fundjavë që mund të jetë paksa konfuze dhe e trazuar. Kundërshtimi i Marsit dhe e Hënës sjell tension dhe pagjumësi. Ndoshta keni në mendje objektiva që për momentin janë të paarritshëm dhe kjo ju bën të ndiheni të zhgënjyer. Edhe në dashuri ka gjëra që duhet rishikuar, sepse kohët e fundit keni qenë të tensionuar dhe nervozë. Qëndrimi juaj i mprehtë nuk ju ndihmon për të përballuar me lehtësi këtë periudhë të mbushur me pengesa dhe keqkuptime.
Peshqit
Kjo fundjavë ka një domethënie të rëndësishme për ju falë Hënës aktive dhe planetëve të tjerë në aspekt pozitiv. Vështirësitë profesionale që përjetuat javën e kaluar do të bëhen së shpejti një kujtim i largët. Në dashuri mund të vijnë konfirmime, por edhe lajme të bukura, sidomos për beqarët që duan të rikthehen në lojë. Me këto yje, do të ishte me të vërtetë mëkat të qëndronit mbyllur në shtëpi dhe të shmangnit kontaktin me botën jashtë.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-le-previsioni-di-sabato-7-giugno-2025/
Burimi i fotos: pexele.com