Home Lifestyle Parashikimi motit, 16 qeshor 2025
Parashikimi motit, 16 qeshor 2025
0

Parashikimi motit, 16 qeshor 2025

0
0

Dita e hënë për territorin nis që në orët e para të mëngjesit në mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell në të cilat do të jenë prezente deri në orët e mesdites në vijën bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalime të lehta të vransirave të cilat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje. Përsa i përket temperaturave të ajrit vlerat minimale janë regjistruar në 11 gradë celcius në qytetin e Pukës, Peshkopisë apo edhe Ersekës.

Ndërsa në ultësirën perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit janë luhatur nga 14 dhe shumë pranë vlerave 20 gradë celcius në vijën bregdetare. Përsa i përket orëve të mesdites do të kemi maksimume të cilat do të regjistrohen në vlerën 32 gradë celcius.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-16-qershor-2025/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/scenic-view-of-ocean-during-sunset-1032650/