
Dita e premte për territorin shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mesditës do të jetë me intervale të shkurtra kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vransirave.
Do të bëhen vransirat disi më të dukshme në pjesën e dytë të ditës dhe do të kemi rritje të lagështirës në ajër dhe do të bëjë që në zonat lindore herë pas here do të kemi rrebeshe shiu që do të fokusohen kryesisht në zonat lindore.
Përsa i përket zonave qëndrore pritet që pjesërisht të kemi momente të pakta me rreshje shiu, ndërsa vija bredetare do të mbetetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale janë regjistruar deri në 11 gradë celcius në qytetet e zonës malore në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë. Ndërsa në ultësirën perëndimore vlerat minimale janë luhatur nga 13 e deri në 18 gradë celcius.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-20-qershor-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/serene-tree-in-scenic-summer-countryside-32602155/