
Drenusha Latifi mbetet një nga emrat më të komentuar të mediave rozë për shkak të jetës private dhe jo vetëm. Ajo në daljen e saj të fundit është ngacmuar rreth eksperiencës në BBVK e cila bëri goxha bujë për shkak të raportit me Atillën dhe fëmijëve.
Nga momenti më i vështirë dhe tek ndonjë pendesë që ka pasur Drenusha i ka thënë hapur në këtë dalje.
“Ka qenë një eksperiencë që ndodh një herë në jetë dhe është me rëndësi ta shijosh. Por për mua s’e pata aq të thjeshtë, për shkak të mallit për fëmijë, ai ishte problemi më i madh për mua,” tha Drenusha, duke shtuar se nuk lejoi askënd tjetër t’i krijonte tensione apo pengesa. E pyetur nëse është penduar për pjesëmarrjen në format, ajo u shpreh qartë: “Jo. S’jam pishman. Ka me qenë një prej eksperiencave më të bukura të jetës sime, do ta kujtoj me shumë nostalgji.”
Linku: Sol Summer
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/drenusha_latifi_/