
Dita e premte për territorin shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës sjell përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke bërë që në orët e para të mëngjesit dhe mesditës të kemi intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vransirave ku vransirat më të dukshme do të jenë në vijën bregdetare.
Përsa i përket pjesës së dytë të ditës do të kemi kalime të lehta të vransirave në terrritorin shqiptar ku më të fokusuara pritet të jenë në skajin juglindor duke bërë që herë pas here të krijohen mundësira për momente të pakta me pika shiu.
Përsa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit kemi patur rritje të tyre duke bërë që minimumet të jenë regjistruar në 14 gradë celcius në qytetet e zonës malore si Puka, Peshkopia apo edhe Erseka.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-1-gusht-2025/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/sunflower-garden-under-blue-sky-544554/