Home Lifestyle Parashikimi moti, 12 gusht 2025
Parashikimi moti, 12 gusht 2025
0

Parashikimi moti, 12 gusht 2025

0
0

Dita e martë për territorin shqiptar mbetet në mbizotërimin duke bërë që minimumet në qytetet e zonave malore në 29 gradë celcius në Pukë, Peshkopi apo edhe në Ersekë.

Ndërsa në ultësirën perëndimore luhaten nga 22 e deri në vlerën 29 gradë celcius në vijën bregdetare përsa i përket orëve të mesdites do të kemi nje rënie të lehtë të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të jenë në vlerën 39 apo 40 gradë celcius.

Në vijën bregdetare do të luhaten nga 36 e deri në vlerën 39 gradë celcius në zonat malore pritet që maksimumet të jenë jo më shumë se vlera 36 gradë celcius.

Përsa i përket kushteve atmosferike parashikohet që në orët e para të mëngjesit dhe mesdites të jenë në dominimin e intervaleve të gjata me diell në të gjithë territorin shqiptar ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjelli kalime të lehta të vransirave ku më të fokusuara do të jenë në zonat veriore por nuk do të krijojnë mundësira për rreshje.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/meteoalb-moti-per-shqiperine-12-gusht-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/beach-product-background-with-wooden-counter-product-presentation_13462549.htm#fromView=search&page=1&position=3&uuid=6995b93f-6de4-454a-86de-bcc19e4e504c&query=summer