Një stuhi e fuqishme ciklonare do të zhvillohen në perëndim të Ballkanit duke sjellë përkeqësim të kushteve atmtosferike në vendin tone për pasoje vranësirat dhe shirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë shtrëngate herë pas here do të shoqërohen me stuhi të forta ere.
Orët e pasdites do të sjellin zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke intensifikuar shirat në të gjithë territorin e vendit duke rrezikuar përmbytje në shumë zona të Shqipërisë ky destabilitet i atmosferës do të mbetet edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen ndjeshëm maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9 gradë celcius temperatura më e ulët në verilindje të territorit deri në 24 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 75 kilometra në orë nga drejtimi jugor dhe juglindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 6 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-marte-18-nentor-2025/