Home ShowBiz Juli me kunja ndaj opinionisteve të Big Brother Vip Kosova 4
Juli me kunja ndaj opinionisteve të Big Brother Vip Kosova 4
0

Juli me kunja ndaj opinionisteve të Big Brother Vip Kosova 4

0
0

E ftuar në emisionin “T7”, Juli ka hedhur kunja ndaj dy opinionistet që tashmë janë konfirmuar të Big Brother Vip Kosova 4. Juli madje ka kundështuar vendimin e vëllait të madh për Olta Gixharin si opinioniste por edhe për Leonora Jakupin.

Ajo ka treguar se Olta gjysmat e batutave nuk i kupton për shkak të dialektit ndërsa për Leonorën ajo është shprehur se është në kulmin e karrerës dhe nuk ka pse të futet.

Komentet e dhëna nga Juli kanë qenë përpara nisjes së Big Brother Vip Kosova ku ishte aluduar për emrat e opinionisteve por nuk ishte konfirmuar akoma.

 

Juli për Oltën: “Duhet me kuptuar një gjë që deri para një viti Olta ndoshta ka qenë një herë në vit në Kosovë dhe nuk i ka kuptu gjysmën e batutave të Kosovës se nuk i kupton sikur unë kur kam shkuar në Top Channel që gjysmën e gjërave si kam kuptuar. Olta sivjet ndoshta do të jetë më e mirë nëse është e konfirmuar, por më vjen shumë keq prej produksionit që nuk po i jep hapsirë njerëzve që me të vërtetë kanë diçka pak më strategji se sa veç me komentu.”

Juli për Leonorën: “Nuk mendoj që Leonora do të hyjë dhe që nuk mendoj që Leonora është e gatshme me u ballafaqu se ka ruajtur një karrierë shumë të mirë dhe tani me ardh dhe me e sha një mijë veta kur të bëj komente për banoret. Unë nuk besoj që Leonora merr një hap të tillë për me komentu diçka që nuk është në shijet e saj”

Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=xphC8cHiMk8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/DNLBrqJtU1h/

tags: