Do të vijojë territori Shqiptar nën ndikimin e shirave intensivë duke sjellë probleme me përmbytjet në shumë zona të Shqipërisë. Konkretisht shira me intensitet të lartë priten në Qarkun Shkodër, Kukës, Lezhë, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Vlorë.
Me të njëjtat kushte atmosferike do të paraqitet edhe pasditja duke bërë që shirat e dendur të jenë dominate deri vonë pasdite kur pritet rënie e dukshme e intensitetit të shirave në të gjithë vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 5 gradë celcius temperatura më e ulët deri në 17 gradë celcius vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë nga drejtimi jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 7 ballë.
Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-merkure-19-nentor-2025/
Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/empty-road-along-with-rainforest-costa-rica_5234629.htm#fromView=search&page=2&position=17&uuid=15764d13-29e4-457c-976e-5c1c3416d61d&query=rainy+day