Banorja e Big Brother Vip Kosova 4 rrëfen historinë e trishtë: Ndoshta kam vetëm disa orë jetë
Sasa një nga banoret e Big Brother Vip Kosova 4 ka treguar historinë e saj të trishtë nga braktisja e nënës e deri tek lufta me tumorin. Ajo ka rrefyer se si e mori vesh për sëmundjen në një moshë shumë të vogël dhe se doktorët i hoqën shpresat që ajo do të jetonte.
Ajo madje i ka shprehur falenderimet babait të saj për të gjithë sakrificën që ai ka bërë për të. Sasa mes lotësh ka zbuluar edhe se për shkak të sumndjes së asaj ajo nuk mundet do që të provojë ndjesinë e të qenurit nënë edhe pse për Sasën kjo është dëshira e saj më e madhe.
Sasa: “Momentet e para të sëmundjes kanë qenë kur unë kam qenë 8 vjeçë dhe kam shkuar për herë të parë në Itali, aty gjithçka ka ndryshuar për mua. Sepse kam kuptuar që nuk mund të jem e njëjtë si vajzat e tjera sepse do ta kem një difekt në trup, por me shpresën që do shërohem shpejtë edhe ajo zgjati me vite. Adoleshenca ime ka qenë e tmerrshme se sëmundja ime shkon në atë fazën që më çon drejt vdekjes aty ndryshoi çdo gjë për mua. Ndoshta kam jetë vetëm disa orë. Prania e babit në spital që ja kam borxh gjithë jetën domethënë nuk ja kam thënë asnjëherë, por do ja them sot, që jam falenderuese gjithë jetën që ka flejt 1 muaj në makinë vetëm që mos ti shpenzonte lekët e spitalit. Unë plagën e kam patur një vit në trup të hapur me gjakderdhje kohë pas kohe. Unë jam në këtë jetë me një bombë në trup e cila nuk i dihet kur mundet me shpërthyer.”
Burimi i artikullit:
Burimi i fotos: