Home Lifestyle Parashikimi motit, 24 dhjetor 2025
Parashikimi motit, 24 dhjetor 2025
0

Parashikimi motit, 24 dhjetor 2025

0
0

Si pasojë e masave ajrore të ftohta dhe të lagështa me origjinë Veriore vendi yne do të dominohet nga vranësira të dendura të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruara rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore si edhe reshje dëbore në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Më të dendura reshjet e dëborës do të jenë në zonat Juglindore. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të sjellë ulje të intensitetit të reshjeve në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 0 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në juglindje të territorit deri në 14 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht juglindor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-merkure-24-dhjetor-2025/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/grassy-field-with-leafless-trees-distance-cloudy-sky-background_8281181.htm#fromView=search&page=1&position=2&uuid=46010ffb-5f31-4a84-9cd2-3a1c34d002b8&query=cold+cloudy+day