Home ShowBiz Kaltrina Kondi rrëfim prekës për Dr. Florin: “Më mungon çdo ditë”
Kaltrina Kondi rrëfim prekës për Dr. Florin: “Më mungon çdo ditë”
0

Kaltrina Kondi rrëfim prekës për Dr. Florin: “Më mungon çdo ditë”

0
0

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Kaltrina Kondi, vajza e artistit të ndjerë Dr. Flori, ka ndarë një rrëfim emocional për mungesën e babait të saj, duke prekur publikun me sinqeritetin e saj.

Mes emocionesh dhe lotësh, ajo u shpreh se humbja e tij vazhdon të ndihet thellë në jetën e saj të përditshme. “Mungesa e tij ndihet çdo ditë. Ka periudha që i kaloj shumë keq. Kur shoh të tjerët që janë në diplomim me mamin dhe babin,” tha ajo, duke treguar momentet më të vështira që përjeton.

Përveç rrëfimit personal, Kaltrina komentoi edhe për spektaklin “Big Brother VIP”, ku dha mendimin e saj për lojën e banorëve. Ajo u ndal veçanërisht te Miri, për të cilin u shpreh se është lojtari më korrekt në shtëpi.

“Për mua, vetëm Miri. Është lojtari i vetëm që nuk ka ofenduar. Është shumë i fortë dhe ka duruar shumë,” tha ajo, duke shtuar se marrëdhënia e tij me Selinën është keqkuptuar nga publiku dhe nuk sheh diçka më shumë se lojë mes tyre.

Kaltrina zbuloi gjithashtu se ka qenë një nga personat që e ka inkurajuar Mirin të bëhej pjesë e formatit dhe se ndihet krenare për rrugëtimin e tij në spektakël. Ajo tregoi se familjarët e tij e ndjekin çdo ditë dhe pavarësisht akuzave që ai ka marrë, mbeten krenarë për të.

Rrëfimi i saj vjen si një kujtesë e fortë për lidhjen e pazëvendësueshme mes prindit dhe fëmijës, si dhe për ndikimin që figura e Dr. Florit vazhdon të ketë edhe pas largimit të tij.

Burimi: https://www.instagram.com/kaltrina.kondi23/?hl=en

Foto:https://www.instagram.com/kaltrina.kondi23/?hl=en