Home ShowBiz Taylor Swift dhe Travis Kelce caktojnë datën e dasmës
Taylor Swift dhe Travis Kelce caktojnë datën e dasmës
0

Taylor Swift dhe Travis Kelce caktojnë datën e dasmës

0
0

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, dhe lojtari i NFL-së, Travis Kelce, duket se janë drejt finalizimit të një prej dasmave më të përfolura të vitit 2026. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, çifti ka shpërndarë tashmë ftesa paraprake “save the date”, duke zbuluar se ceremonia pritet të mbahet më 3 korrik 2026 në New York.

Pas muajsh spekulimesh për vendndodhjen, fillimisht u përfol se dasma mund të organizohej në Rhode Island, aty ku Swift zotëron një pronë luksoze. Megjithatë, burime të fundit sugjerojnë se zgjedhja ka rënë mbi New York-un, një qytet me rëndësi të veçantë për këngëtaren, si në aspektin personal ashtu edhe profesional.

Edhe data duket të jetë simbolike – ceremonia do të zhvillohet vetëm një ditë para Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, një festë që Swift e ka shprehur shpesh se e pëlqen.

Historia e dashurisë mes Swift dhe Kelce nisi në verën e vitit 2023 në mënyrë të pazakontë. Vetë Kelce ka rrëfyer se u përpoq ta takonte këngëtaren gjatë turneut “Eras”, duke dashur t’i jepte një byzylyk me numrin e tij, por pa sukses.

Megjithatë, pak kohë më vonë, romanca mori jetë. Në shtator 2023, Swift u shfaq për herë të parë në një ndeshje të Kansas City Chiefs për ta mbështetur, ndërsa një muaj më pas ata u panë së bashku në New York, duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Pas dy vitesh lidhje, çifti shpalli fejesën në gusht 2025, duke ndarë momente nga propozimi romantik. Tashmë, dasma e tyre pritet të jetë një nga eventet më të mëdha të showbiz-it në vitin 2026.