Home ShowBiz Juela flet pas daljes nga BBV: Nga raporti me Rogertin te incidenti me Gretën
Juela flet pas daljes nga BBV: Nga raporti me Rogertin te incidenti me Gretën
0

Juela flet pas daljes nga BBV: Nga raporti me Rogertin te incidenti me Gretën

0
0

Pas eliminimit nga “Big Brother VIP Albania 5”, Juela Nikolli ka komentuar për herë të parë rrugëtimin e saj në shtëpi, gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”.

Ish-banorja u shpreh se eksperienca në BBV e ka transformuar, duke kaluar nga një vajzë e qetë dhe e brishtë në një lojtare më të fortë dhe më agresive. Sipas saj, ky ndryshim erdhi natyrshëm me zhvillimin e lojës, sidomos pas hyrjes së Rogertit.

“Kur erdhi Rogerti, loja u bë më e ashpër dhe kjo ndikoi edhe tek unë. Gjeta te ai dëshirën për të luajtur pa frikë nga gjykimi,” u shpreh Juela, duke theksuar se partneriteti mes tyre erdhi spontanisht.

Megjithatë, ajo sqaroi se nuk ka bërë kompromise gjatë qëndrimit në shtëpi dhe se ka zgjedhur të luajë individualisht:
“Unë kam hyrë vetëm dhe dola vetëm. Nuk kam përdorur askënd për të avancuar në lojë.”

Juela foli edhe për raportin e tensionuar me disa banorë, veçanërisht me Selinën, duke theksuar se përplasjet e kanë bërë më të fortë si lojtare.

Ndërkohë, ajo komentoi edhe incidentin e bujshëm me Gretën, e cila u përjashtua nga shtëpia pas një veprimi të papranueshëm ndaj saj.

“Veprimi i Gretës ishte i patolerueshëm. Më erdhi mirë që Vëllai i Madh mori atë vendim,” tha Juela, duke shtuar se i vjen keq që situata degradoi në atë pikë.

Në fund, ish-banorja tregoi se familja e saj ka qenë mbështetëse, ndonëse pak e zhgënjyer që ajo nuk arriti deri në finale.

Rrugëtimi i Juelës në BBV është shoqëruar me dinamika të forta, ndërsa deklaratat e saj pas daljes kanë rikthyer në vëmendje debatet dhe marrëdhëniet e krijuara brenda shtëpisë.

Burimi; https://www.youtube.com/watch?v=O384m377lP4

Foto;