Justin Bieber ka qene ne qender te vemendjes ne Coachella 2026 duke dhene nje nga performancat me te diskutuara te festivalit dhe duke u raportuar si nje nga artistet me te paguar ne historine e tij me rreth 10 milione dollare.
Koncerti 90 minutesh ne Indio u shnderrua ne nje retrospektive te karrieres se tij duke kombinuar hitet e vjetra me materialet e reja ndersa publiku reagoi me entuziazem dhe nostalgji.
Edhe pse kritikat kane qene te ndara disa e kane cilesuar performancen si te vaket ndersa te tjere e kane vleresuar si emocionale momenti kur Bieber riktheu hitet e hershme si Baby dhe Never Say Never ndezi turmen dhe krijoi nje atmosfere te vecante.
Coachella 2026 vazhdon te mbetet nje nga festivalet me te medha ne bote duke mbledhur rreth 125 mije persona cdo fundjave. Biletat u shiten brenda pak ditesh pavaresisht cmimeve te larta qe nisin nga 649 dollare ndersa kostot e akomodimit kane arritur nivele rekord.
Pervec muzikes festivali eshte kthyer gjithnje e me shume ne nje qender influenceresh dhe marketingu ku markat e medha dhe personazhet e rrjeteve sociale dominojne skenen me evente luksoze dhe permbajtje online.
Megjithate pavaresisht transformimit Coachella ruan ende rendesine kulturore duke bashkuar artiste te medhenj dhe talente te reja ne nje eksperience unike per publikun.
Performanca e Bieber u shoqerua edhe me pranine e shume personazheve te famshem dhe me nje moment personal ku ai pershendeti familjen e tij duke e kthyer koncertin ne nje perzierje nostalgjie dhe evolucioni artistik.
Burimi: https://www.instagram.com/lilbieber/?hl=en
Foto: https://www.instagram.com/lilbieber/?hl=en