Home ShowBiz Klodi largohet nga Ferma VIP 3 Agai ul cmimin e madh pas shkeljeve
Klodi largohet nga Ferma VIP 3 Agai ul cmimin e madh pas shkeljeve
0

Klodi largohet nga Ferma VIP 3 Agai ul cmimin e madh pas shkeljeve

0
0

Mbremja e tete e spektaklit Ferma VIP 3 eshte shoqeruar me zhvillime te forta duke ndryshuar ndjeshem rrjedhen e lojes. Nje televotim i hapur qe prej dites se premte per Blerinen Malboren dhe Klodin perfundoi me eliminimin e ketij te fundit duke i dhene fund rrugetimit te tij ne gare sipas votave te publikut.

Por ngjarjet nuk u ndalen vetem tek eliminimi. Shkeljet e rregullave dhe mosrespektimi i detyrave nga fermeret sollen pasoja te drejtpersedrejta ne loje. Agai vendosi te reduktoje cmimin e madh nga 200 mije euro ne 185 mije euro duke theksuar rendesine e pergjegjesise kolektive disiplines dhe punes ne grup.

Si nje forme balancimi ne loje gjashte fermere Fabiola Elvisi Romiri Sara Indri dhe Iliri fituan imunitet duke shmangur nominimin e kesaj jave. Nderkohe fermeret e tjere kaluan ne perzgjedhje ku Ermiona DJ Bujaka dhe Gresa perfunduan ne televotim duke lene ne dore te publikut fatin e tyre ne gare.

Debatet dhe raportet mes konkurrenteve kane qene ne qender te vemendjes. Marredhenia mes Fabioles dhe Adionit duket se eshte konfirmuar edhe nga fermeret e tjere ndersa raporti mes Indrit dhe Vaneses ka ngjallur diskutime dhe reagime.

Pas rrefimit te Vanesa Sonos per ndjenjat e saj Indri deklaroi se nuk mund te vazhdoje nje lidhje me te duke theksuar se ende ka ndjenja per ish bashkeshorten dhe pergjegjesi ndaj djalit te tij. Deklarata e tij shkaktoi reagime te forta dhe e shtyu ate te kerkoje largimin nga gara.

Megjithate Vanesa nderhyri duke e bindur te qendroje duke e mbajtur ate ende pjese te lojes. Mes tensioneve emocionale dhe zhvillimeve te papritura nata solli edhe momente emocionuese ku Vanesa Malbora dhe Soni paten mundesine te takonin vellezerit e tyre.

Ferma VIP 3 vazhdon te transmetohet 24 ore ne dite ne kanalet e dedikuara si dhe ne permbledhjen ditore ne ekranin e Vizion Plus duke mbajtur publikun te angazhuar me dinamiken e lojes.