âVĂ«llai i ndaloi marrĂ«dhĂ«nienâ/ Adi mohon lidhjen jashtĂ«, Fabjola tregon vendimin e saj
Raporti mes FabiolĂ«s dhe Adionit nĂ« âFerma VIPâ ka marrĂ« njĂ« kthesĂ« tĂ« papritur, pas hyrjes nĂ« fermĂ« tĂ« Fabianit, vĂ«llait tĂ« FabiolĂ«s, i cili ka kĂ«rkuar distancim tĂ« menjĂ«hershĂ«m mes tyre.
Gjatë qëndrimit të tij, Fabiani i kërkoi Fabiolës të rishikojë sjelljen dhe të qëndrojë larg Adit, duke argumentuar se ajo nuk po i përmbahej parimeve me të cilat kishte hyrë në reality show. Ky ndërhyrje ka sjellë tension dhe reflektim në raportin mes dy fermerëve.
Nga ana e tij, Adi ka reaguar duke sqaruar situatën dhe duke mohuar kategorikisht se ka një lidhje jashtë.
âKam qenĂ« nĂ« stres dhe nuk kam mundur as tĂ« flas. Kam dashur tâi kĂ«rkoj falje familjes sĂ« FabiolĂ«s. Nuk kam njĂ« lidhje jashtĂ«. Jam ndarĂ« kur kam hyrĂ« kĂ«tuâ, u shpreh ai.
Ai shtoi se deklaratat e mëparshme, ku kishte pranuar se kishte dikë jashtë, kanë krijuar keqkuptime dhe kanë ndikuar negativisht tek familja e Fabiolës.
Nga ana tjetër, Fabjola u shpreh se ndjenjat nuk janë diçka që mund të kontrollohen lehtësisht, pavarësisht presionit nga familja.
âAdionin e kam xhan. NjĂ« ndjesi nuk mund ta fik me buton, unĂ« nuk punoj me bateriâ, tha ajo, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se ende ka emocione pĂ«r tĂ«.
Megjithatë, ajo pranoi se ka bërë një marrëveshje me Adin për të mbajtur distancë dhe për të ruajtur qetësinë, sidomos pas këshillave të vëllait të saj.
âBĂ«mĂ« njĂ« pakt qĂ« tĂ« dy tĂ« jemi mirĂ«. VĂ«llai mĂ« tregoi njĂ« histori qĂ« nĂ«nkuptonte se kjo marrĂ«dhĂ«nie nuk funksionon as jashtĂ«â, u shpreh Fabjola.
Pavarësisht sqarimeve të Adit dhe ndjenjave të pranuara nga Fabjola, duket se për momentin dyshja ka zgjedhur të qëndrojë e distancuar, duke lënë të hapur se si do të evoluojë marrëdhënia e tyre në vijim të spektaklit.