Dashi
Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për ty, sepse po hyn në një fazë ku nuk je më i gatshëm të pranosh situata që të lodhin emocionalisht apo të kufizojnë. Muajt e fundit kanë qenë të mbushur me pengesa, pritje dhe tensione që shpesh të kanë bërë të ndihesh sikur po luftoje i vetëm. Disa prej jush kanë nisur projekte që janë vonuar, të tjerë janë ndjerë të nënvlerësuar në punë ose të lënë pas dore në marrëdhënie personale. Por tani po rikthehet forca dhe guximi për të reaguar.
Kjo është një javë ku fjalët kanë shumë peshë. Gjithçka që ke mbajtur brenda për muaj të tërë tani kërkon të dalë në sipërfaqe. Nuk do të pranosh më heshtjen, kompromiset e tepërta apo situatat ku je detyruar të bësh sikur gjithçka është në rregull. Ke nevojë të ndihesh i lirë dhe i respektuar.
Në punë mund të ketë një zhbllokim të rëndësishëm. Një projekt që dukej i ngrirë mund të rifillojë, ose mund të marrësh një përgjigje që e prisje prej kohësh. Disa Dashë do të përballen edhe me një zgjedhje të rëndësishme që lidhet me të ardhmen profesionale. Kujdes vetëm me impulsivitetin, sepse ndonjëherë mund të reagosh më fort seç duhet.
Në dashuri, klima bëhet më intensive. Nëse je në një lidhje, do të kërkosh më shumë sinqeritet dhe vëmendje. Nëse diçka nuk funksionon, nuk do të pranosh më ta fshehësh problemin. Beqarët mund të përjetojnë njohje interesante, sidomos në ambiente pune ose përmes një kontakti të papritur.
Demi
Kjo është një nga periudhat më të forta të muajve të fundit për ty. Ndihesh më i qartë në mendime dhe më i sigurt në vendimet që merr. Natyra jote praktike dhe e qëndrueshme të ndihmon të kuptosh menjëherë se cilat mundësi vlejnë dhe cilat vetëm të harxhojnë kohë dhe energji.
Në punë je ndër shenjat më të favorizuara. Dielli, Merkuri dhe Marsi të japin forcë për të vepruar dhe për të marrë rezultate konkrete. Mund të marrësh një propozim të rëndësishëm, një konfirmim ose një përgjegjësi të re që të vendos në qendër të vëmendjes. Këmbëngulja jote më në fund po shpërblehet.
Edhe financiarisht mund të ketë përmirësime. Disa prej jush do të arrijnë të stabilizojnë një situatë ekonomike që kishte kohë që sillte stres. Të tjerë mund të bëjnë një investim të rëndësishëm ose të mendojnë për ndryshime afatgjata.
Në dashuri, zemra fillon të hapet më shumë. Nga java e ardhshme Venusi do të favorizojë marrëdhëniet dhe do të sjellë më shumë harmoni. Ata që janë vetëm mund të ndihen gati për diçka serioze. Ndërsa çiftet do të kërkojnë stabilitet, siguri dhe plane konkrete për të ardhmen.
Binjakët
Kjo është një javë rikuperimi dhe korrigjimi. Nëse gjatë marsit ke marrë një vendim të nxituar ose ke bërë një gabim në vlerësim, tani ke mundësinë të rregullosh situatën. Gjërat që kanë mbetur pezull fillojnë të sqarohen gradualisht.
Puna kërkon shumë energji. Disa Binjakë mund të ndihen sikur po mbajnë mbi supe dy role njëkohësisht. Mund të ketë ndryshime në organizim, ngarkesë të madhe apo detyra të reja që të lodhin më shumë se zakonisht. Megjithatë, kjo periudhë mund të sjellë edhe mundësi të reja për rritje profesionale.
Në aspektin ekonomik duhet të tregohesh më i kujdesshëm me shpenzimet impulsive. Ka tendencë të harxhosh për gjëra që nuk janë domosdoshmëri.
Në dashuri, komunikimi përmirësohet ndjeshëm. Nëse ka pasur tensione, ftohje apo keqkuptime, tani mund të gjendet gjuha e përbashkët. Disa marrëdhënie që dukeshin drejt fundit mund të marrin një shans të dytë. Beqarët mund të kenë një rikthim nga e kaluara ose një kontakt që i surprizon.
Gaforrja
Pas një periudhe të lodhshme emocionalisht, tani fillon gradualisht një fazë më e qetë. Prilli ka sjellë nervozizëm, pasiguri dhe lodhje shpirtërore, por nga java e ardhshme Venusi do të sjellë më shumë dritë në jetën sentimentale.
Ke nevojë për dashuri, për stabilitet dhe për njerëz që të kuptojnë pa pasur nevojë të shpjegohesh vazhdimisht. Disa Gaforre kanë kaluar zhgënjime ose kanë ndjerë mungesë mbështetjeje nga njerëzit që prisnin më shumë.
Në punë, edhe pse disa projekte nuk kanë ecur siç doje, nuk duhet të pendohesh për ato që ke lënë pas. Shpesh mbylljet janë çlirim dhe hapin rrugë për diçka më të mirë. Disa mund të marrin një ofertë të re ose të ndryshojnë drejtim profesional.
Në dashuri rikthehet dëshira për afeksion dhe afrim emocional. Çiftet mund të rikthejnë qetësinë pas debateve, ndërsa beqarët do të kenë më shumë mundësi njohjesh gjatë javëve në vazhdim.
Luani
Kjo është një periudhë ku duhet të tregohesh më i kujdesshëm se zakonisht, sidomos me paratë dhe me njerëzit që të rrethojnë. Ka rrezik të besosh personin e gabuar ose të marrësh një vendim të nxituar që më pas mund të të sjellë pendesë.
Megjithatë, energjia jote mbetet shumë e fortë. Je në një moment ku nuk ke ndërmend të dorëzohesh përballë sfidave. Nëse po lufton për një provim, një mundësi pune, një projekt personal apo një qëllim të rëndësishëm, rezultatet e para do të fillojnë të duken.
Në punë mund të kesh konkurrencë ose tension me persona që duan të të sfidojnë. Por karizma dhe aftësia jote për të marrë drejtimin të japin avantazh.
Në dashuri, klima bëhet më e ngrohtë. Viti 2026 premton zhvillime shumë pozitive për zemrën. Disa Luanë do të marrin vendime të rëndësishme për bashkëjetesë, fejesë apo një hap të madh sentimental. Beqarët do të kenë shumë vëmendje rreth vetes.
Virgjëresha
Rikuperimi po vjen, por me hapa të ngadaltë. Gjërat janë më mirë se më parë, por ende jo aq të qarta sa do të doje. Ti je një shenjë që ke nevojë për kontroll dhe siguri, prandaj çdo pasiguri të krijon tension.
Java nis me pritje dhe me disa pyetje pa përgjigje. Disa prej jush janë ende në pritje të një lajmi të rëndësishëm, një konfirmimi apo një sqarimi profesional. Kjo situatë sjell nervozizëm dhe lodhje mendore.
Në punë duhet të tregohesh i kujdesshëm në mënyrën si vlerëson njerëzit. Jo të gjithë janë aq të sinqertë sa duken. Megjithatë, gradualisht situata do të stabilizohet dhe do të fitosh më shumë qartësi.
Në dashuri, java e ardhshme sjell qetësi dhe afrime. Marrëdhëniet që kanë kaluar krizë mund të rikuperohen përmes dialogut. Beqarët mund të njohin dikë interesant përmes miqve ose ambienteve profesionale.
Peshorja
Kjo është një periudhë ku tensionet janë të shumta dhe shpesh ndihesh i lodhur duke u përpjekur të mbrosh veten dhe zgjedhjet e tua. Disa çështje burokratike, ligjore apo profesionale që mendoje se kishin përfunduar mund të rikthehen sërish në vëmendje.
Megjithatë, nuk është moment për t’u dorëzuar. Përkundrazi, tani mund të gjesh zgjidhje të reja për probleme të vjetra. Ke më shumë qartësi dhe po kupton më mirë se cilët njerëz vlejnë realisht të qëndrojnë pranë teje.
Në punë mund të ketë ndryshime ose nevoja për t’u përshtatur me situata të reja. Disa Peshore do të mendojnë seriozisht për një ndryshim drejtimi profesional.
Në dashuri, situata është më pozitive. Mund të gjesh mbështetje emocionale te partneri ose te një person që të rikthen besimin dhe qetësinë. Beqarët mund të përjetojnë një njohje të rëndësishme gjatë një udhëtimi ose aktiviteti social.
Akrepi
Nga java e ardhshme Venusi hyn në shenjën tënde dhe sjell një periudhë shumë më pozitive, sidomos në dashuri dhe në marrëdhëniet personale. Energjia jote do të rritet ndjeshëm dhe do të ndihesh më i sigurt në vetvete.
Sa më shumë afrohet qershori, aq më shumë do të marrësh konfirmime pozitive në punë. Mund të ketë lëvizje në karrierë, një ngritje në rol ose një mundësi që të jep më shumë stabilitet ekonomik.
Rreth teje po ndodhin shumë ndryshime, por këtë herë në mënyrë pozitive. Disa Akrepë mund të nisin një bashkëpunim të ri ose të mbyllin një marrëveshje të rëndësishme.
Në dashuri rikthehet intensiteti emocional. Do të kërkosh ndjenja të forta dhe të sinqerta, pa lojëra apo gjysmë të vërteta. Çiftet forcojnë lidhjen, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një histori shumë të fortë emocionale.
Shigjetari
Në këtë periudhë mendja jote është më shumë te puna dhe projektet sesa te dashuria. Ke nevojë për lëvizje, ndryshim dhe aventura të reja, sepse rutina po të lodh.
Kjo është një kohë shumë e mirë për të mësuar diçka të re, për të nisur një kurs, një projekt apo një bashkëpunim të ri. Disa Shigjetarë do të mendojnë edhe për udhëtime ose ndryshime vendbanimi.
Brenda fundit të korrikut pritet një ndryshim i rëndësishëm në jetën personale ose profesionale. Mund të marrësh një vendim që do të ndikojë për muaj të tërë.
Në dashuri është më mirë të mos marrësh vendime impulsive tani. Nëse ka probleme, prit pak më shumë për t’i diskutuar. Megjithatë, mos i lër gjërat pezull për shumë kohë, sepse heshtja mund të krijojë distancë.
Bricjapi
Kjo është koha e duhur për të treguar forcën dhe vlerën tënde. Pas një prilli të vështirë, tani rikthen energjinë dhe dëshirën për të marrë kontrollin e situatave.
Shpesh je gjendur duke zgjidhur problemet që të tjerët kanë krijuar. Kjo të ka lodhur emocionalisht dhe fizikisht, por tani po kupton se duhet të mendosh më shumë edhe për veten.
Në punë mund të marrësh vlerësime, përgjegjësi të reja ose një konfirmim që e prisje prej kohësh. Disa Bricjapë do të mendojnë për investime ose ndryshime ekonomike afatgjata.
Fundjava duket shumë pozitive për dashurinë. Është moment i mirë për të rikuperuar një marrëdhënie, për të sqaruar një keqkuptim ose për t’u afruar sërish me dikë që ka rëndësi për ty.
Ujori
Mbetesh një shpirt i lirë, por këto ditë ndihesh më i shqetësuar se zakonisht. Ndonjëherë fakti që je shumë i mirë, bujar dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët, të ka futur në situata të ndërlikuara që tani kërkojnë zgjidhje.
Kjo periudhë kërkon shumë kujdes me financat, kontratat dhe çështjet ligjore. Çdo dokument duhet kontrolluar mirë dhe nuk duhet të marrësh vendime me nxitim.
Në punë disa Ujorë ndihen të lodhur nga rutina ose nga mungesa e vlerësimit. Mund të mendosh për një ndryshim, por duhet të veprosh me qetësi dhe jo nga nervozizmi.
Në dashuri ke nevojë për më shumë stabilitet dhe siguri emocionale. Nuk do të pranosh më marrëdhënie të paqarta apo situata ku ndihesh i pasigurt. Beqarët do të jenë më selektivë në njohje.
Peshqit
Kjo është një javë ku ndihesh më i fortë dhe më i vendosur. Edhe nëse përballesh me kritika, akuza apo tensione, do të dish si të reagosh dhe si të mbrosh veten.
Muajt e fundit kanë qenë të lodhshëm dhe shpesh je ndjerë i vënë në provë nga jeta, puna apo marrëdhëniet personale. Por tani po rikthen besimin tek vetja dhe po kupton që ke më shumë forcë sesa mendoje.
Në punë mund të zgjidhësh çështje të rëndësishme burokratike ose profesionale deri në fund të qershorit. Është moment i mirë për të mbyllur dokumente, për të marrë vendime apo për të sistemuar situata që të kanë shqetësuar prej kohësh.
Në dashuri ka ende disa paqartësi, por klima do të përmirësohet gradualisht. Fundi i muajit sjell më shumë ngrohtësi, afrime dhe emocione pozitive. Disa Peshq mund të rikthejnë një lidhje ose të përjetojnë një histori të re që i ndryshon humorin dhe energjinë.
Burimi;https://www.corriere.it/oroscopo/oggi/
Foto; Freepik.com