Home Lifestyle Kivi, “sekreti” natyral për një gjumë më të mirë
Kivi, “sekreti” natyral për një gjumë më të mirë
0

Kivi, “sekreti” natyral për një gjumë më të mirë

0
0

Një zakon i thjeshtë në mbrëmje mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e gjumit. Sipas studimeve të fundit, konsumimi i dy kivive rreth një orë para gjumit mund ta ndihmojë organizmin të relaksohet dhe të përgatitet më mirë për pushim.

Ekspertët shpjegojnë se kivi përmban melatoninë dhe serotoninën, substanca të lidhura drejtpërdrejt me rregullimin e ciklit të gjumit dhe qetësimin e trupit. Për këtë arsye, ngrënia e këtij fruti në darkë mund të ndihmojë njerëzit të flenë më shpejt, të kenë gjumë më të thellë dhe të zgjohen më të çlodhur në mëngjes.

Përfitimet e kivit nuk ndalen vetëm te gjumi. Ky frut njihet edhe për efektin pozitiv në uljen e stresit, pasi ndihmon në balancimin e niveleve të kortizolit, hormonit që lidhet me tensionin dhe ankthin. Gjithashtu, falë enzimave natyrale dhe fibrave që përmban, kivi ndihmon tretjen dhe shmang rëndesën gjatë natës.

Një tjetër avantazh është fakti se kivi ka pak kalori dhe indeks të ulët glicemik, duke mos shkaktuar rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Për këtë arsye, konsiderohet një zgjedhje ideale edhe për personat që duan të shmangin ngrënien e tepërt në orët e vona.

Si kivi i gjelbër ashtu edhe ai i verdhë ofrojnë vlera të shumta ushqyese, ndaj përfshirja e tyre në rutinën e mbrëmjes mund të jetë një hap i vogël drejt një jetese më të shëndetshme dhe një gjumi më cilësor.