Pas javĂ«sh tĂ« tĂ«ra spekulimesh dhe aludimesh nĂ« rrjetet sociale, Aurora Rrusta dhe Kushtrimi duket se kanĂ« vendosur tâi japin fund misterit qĂ« ka shoqĂ«ruar raportin e tyre. Dy ish-banorĂ«t e âBig Brother VIP Kosovaâ kanĂ« konfirmuar publikisht lidhjen e dashurisĂ« pĂ«rmes postimeve tĂ« fundit nĂ« rrjetet sociale, duke vulosur kĂ«shtu zĂ«rat qĂ« qarkullonin prej kohĂ«sh.
Mbrëmjen e kaluar, çifti ka ndarë me ndjekësit disa momente nga një darkë romantike, ku nuk kanë munguar atmosferat e ngrohta dhe detajet që tregojnë afërsinë mes tyre. Fotografitë e publikuara kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke u interpretuar si konfirmimi i shumëpritur i romancës.
Ndonëse Aurora dhe Kushtrimi nuk kanë bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë për marrëdhënien e tyre, postimet e fundit kanë qenë të mjaftueshme për të bindur ndjekësit se mes tyre ekziston një histori dashurie. Reagimet në rrjet nuk kanë munguar, me fansat që kanë mbushur komentet me urime dhe mesazhe pozitive për çiftin.
Lajmi Ă«shtĂ« pritur me entuziazĂ«m nga publiku, veçanĂ«risht nga ata qĂ« kanĂ« ndjekur rrugĂ«timin e tyre gjatĂ« qĂ«ndrimit nĂ« âBig Brother VIP Kosovaâ, ku miqĂ«sia dhe afrimiteti mes tyre kishin tĂ«rhequr vĂ«mendjen e shumĂ« shikuesve.
Tashmë, me publikimin e këtyre imazheve romantike, Aurora dhe Kushtrimi duket se kanë zgjedhur të ndajnë lumturinë e tyre me publikun, duke hapur një kapitull të ri në historinë e tyre personale.
Burimi,;Â https://www.instagram.com/aurorarrusta/
Foto;Â https://www.instagram.com/aurorarrusta/