Këngëtarja britanike Ellie Goulding ka zbuluar se do të jetë ajo që do të performojë gjatë pushimit të ndeshjes çerekfinale të Botërorit mes Anglisë dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet këtë të shtunë.
Artistja 39-vjeçare e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram, ku publikoi disa fotografi plot energji e veshur me një fanellë futbolli England x Palace.
“Performanca në pushimin e ndeshjes Angli–Norvegji më bën të ndihem sikur gjithçka mund të ndodhë vërtet. E di që djemtë do ta bëjnë Anglinë krenare, kupa po vjen në shtëpi”, shkroi Goulding.
Anglia siguroi një vend në çerekfinale pas një fitoreje dramatike ndaj Meksikës në Estadio Azteca, ndërsa tashmë do të përballet me Norvegjinë në një sfidë që nis në orën 22:00 dhe do të luhet në Hard Rock Stadium në Miami, Florida.
Përveç angazhimeve muzikore, Ellie Goulding ka kaluar ditët e fundit edhe në New York, ku mori pjesë në dasmën e Taylor Swift së bashku me partnerin e saj, Beau Minniear.
Çifti ishte mes rreth 1 mijë të ftuarve në ceremoninë madhështore të organizuar në Madison Square Garden, një nga ngjarjet më të komentuara të vitit.
Burimi;https://www.instagram.com/elliegoulding/
Foto;https://www.instagram.com/elliegoulding/