Home ShowBiz “Kam qenë dikur në këpucët tuaja”, Selin Bollati u gjendet pranë vajzave që i kërkuan ndihmë
“Kam qenë dikur në këpucët tuaja”, Selin Bollati u gjendet pranë vajzave që i kërkuan ndihmë
0

“Kam qenë dikur në këpucët tuaja”, Selin Bollati u gjendet pranë vajzave që i kërkuan ndihmë

0
0
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka treguar një anë tjetër të saj përmes disa postimeve të publikuara në rrjetet sociale. Ajo ka zbuluar se veshjet që nuk i përdor më nuk i hedh apo i lë mënjanë, por zgjedh t’i dhurojë për vajzat dhe gratë që kanë nevojë.

Gjithçka nisi pas një mesazhi që Selin mori nga një ndjekëse, e cila e pyeti se çfarë bënte me rrobat që nuk i vishte më. Ish-banorja e reality show-t u përgjigj se ato i dërgonte në Xhaminë e Tabakëve, duke shtuar se pikërisht të nesërmen kishte planifikuar të çonte edhe disa veshje të tjera.

Por reagimet që mori më pas nga ndjekëset e saj e prekën veçanërisht. Disa vajza i shkruan duke i treguar se edhe ato kishin nevojë për ndihmë, ndaj Selin vendosi t’u përgjigjej personalisht dhe të gjente një mënyrë për t’u ardhur pranë.

Ajo ndau gjithashtu një mesazh emocional, duke treguar se e kupton mirë situatën e tyre, pasi edhe vetë ka kaluar periudha të vështira në të shkuarën.

“Kam qenë dikur në këpucët tuaja”, u shpreh Selin, duke përcjellë një mesazh mbështetës dhe solidariteti për të gjitha vajzat që i janë drejtuar.

Gjesti i saj është vlerësuar nga ndjekësit, të cilët kanë përgëzuar Selin Bollatin për ndjeshmërinë dhe gatishmërinë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.